Gjendet në fund të detit shampanja më e vjetër e pijshme në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në vitin 2010, zhytësit gjetën një anije të mbytur në fund të Detit Baltik pranë Silverskär, në brigjet jugperëndimore të Finlandës.

Gjetja në anijen e mbytur përmbante 168 shishe shampanjë nga Juglar dhe Veuve Clicquot të cilat datonin rreth vitit 1840.

Analizat e kryera nga studiuesit treguan se një pjesë e verës ishte ende në cilësi të mirë, e ruajtur nga kushtet e ftohta dhe të errëta në shtratin e detit.

Të nxitur nga zbulimi, Veuve Clicquot filloj një eksperiment shkencor të quajtur ‘Bodrum në det’. Për 40 vitet e ardhshme, shkencëtarët do të marrin rregullisht mostra të shampanjës për të analizuar ndryshimet molekulare gjatë procesit të plakjes nën ujë./BBC/

Share This Article