Gjendet në valixhe trupi i një 12-vjeçareje në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupi i një vajze 12-vjeçare është gjetur brenda një valixheje në Paris.

E gjithë ngjarja ka nisur kur babai i saj u shqetësua, pasi ajo nuk mbërriti në shtëpi nga shkolla të premten, raportoi BFMTV.

Nëna e vajzës e raportoi zhdukjen e saj në stacionin e policisë lokale në rajonin e 19-të verilindor të kryeqytetit francez më vonë atë ditë, shkruan Skynews.

Detektivët nisën me shpejtësi një hetim pasi u zbuluan shenja të rrëmbimit në bodrumin e shtëpisë së familjes.

Pamjet e CCTV më pas treguan një grua jashtë ndërtesës duke mbajtur një valixhe, e cila më vonë u gjet disa rrugë më tutje në rue d’Hautpoul, me trupin e 12-vjeçares brenda në valixhe.

Katër persona janë aktualisht në paraburgim, por nuk dihet se për çfarë janë arrestuar. Mes tyre është edhe njeriu që lajmëroi policinë pasi zbuloi valixhen.

Share This Article