Gjendet regjistruesi i zërit i kabinës së aeroplanit të “Air India”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Hetuesit kanë gjetur regjistruesin e zërit të kabinës (CVR) të pilotëve të aeroplanit të rrëzuar të “Air India”, një hap i rëndësishëm për të zbuluar se çfarë mund ta ketë shkaktuar aksidentin e aeroplanit, ku mbetën të vdekur 241 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi, raporton BBC.

Numri i viktimave ka shkuar në 270, duke përfshirë edhe personat që ndodheshin në konviktet e qendrës mjekësore në Ahmedabad të Indisë, që ndodhej afër aeroportit, prej ku ishte ngritur aeroplani.

CVR-ja incizon zërin e kabinës së aeroplanit, përfshirë bisedat e pilotëve, alarmet dhe tingujt e mjedisit përreth.

FDR-ja, sikur njihet regjistruesi i të dhënave të udhëtimit, është gjetur të premten në rrënojat ku është përplasur aeroplani. Aeroplanët zakonisht i kanë dy kuti të zeza –regjistrues të vegjël të të dhënave elektronike. Njëra kuti incizon zërin e kabinës së ekuipazhit, kështu që hetuesit mund të dëgjojnë se çfarë kanë folur pilotët dhe ndonjë zhurmë të pazakonshme. Tjetra incizon të dhënat e fluturimit, si lartësinë dhe shpejtësinë.

Zyra e Indisë për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB) e udhëheq hetimin e ndihmuar edhe prej ekipeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Share This Article