Një e re, rreth 20-30 vjeç, është gjetur pa shenja jete poshtë urës së Dajlanit. Viktima, ende e paidentifikuar u gjet e vdekur ditën e sotme rreth orës 10:35. Por nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar humbjen e jetës. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.