ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje. 4 minutes ago
Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale. 7 minutes ago
‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys 19 minutes ago
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 8 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjendet unaza 2300-vjeçare në Jeruzalem, ja çfarë përfaqëson

albnews by albnews
28 May, 2024
in Bota
0
Gjendet unaza 2300-vjeçare në Jeruzalem, ja çfarë përfaqëson
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një unazë tepër e vjetër është gjendur në Jeruzalem. Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jeruzalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe besohet se i përkiste ose një fëmije ose një vajze. E ka origjinën nga epoka helenistike, njoftoi shërbimi kompetent izraelit.

Një punëtor e gjeti unazën duke shoshitur dheun. Punëtori është pjesë e ekipit që punon në gërmimet arkeologjike të iniciuara bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit. Në kantierin “Qyteti i Davidit” kryhen gërmime.

RelatedPosts

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

“Papritmas pashë diçka që shkëlqente”, tha punëtori. “Menjëherë bërtita se e kisha gjetur unazën”. Punëtori shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar,

“Është një pjesë shumë emocionuese, nuk e gjen diçka të tillë çdo ditë”. Ai më pas tha se në të vërtetë gjithmonë donte të gjente diçka prej ari. “Jam shumë i lumtur që ëndrra ime u realizua”.

Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të deri në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit.

“Në atë kohë, njerëzit filluan të preferonin arin me gurë të çmuar mbi arin e gdhendur”, thuhet në deklaratë. Unaza e artë është një nga një sërë objektesh dhe strukturash të gërmuara, të cilat u gjetën në kantierin e parkingut Givanti në “Qytetin e Davidit”.

Shkencëtarët pjesëmarrës në projektin e gërmimeve thonë se të gjitha këto gërmime do të kontribuojnë në krijimin e një tabloje ndryshe të banorëve të Jeruzalemit në epokën e hershme helenistike.

Për shkak se strukturat e mëparshme dhe objektet e gërmuara të asaj periudhe ishin të rralla, studiuesit supozuan se Jerusalemi ishte atëherë një qytet i vogël, i kufizuar në majën e shpatit juglindor – “Qyteti i Davidit” – dhe kishte burime të kufizuara, shkruan DW.

Tani shkencëtarët i interpretojnë ndërtesat e gërmuara dhe objektet e arit si një tregues se ekonomia ishte në lulëzim dhe se qyteti mund të kishte edhe një status elitar në atë kohë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

Ndërsa Trump synon Venezuelën, aleatët e saj, Rusia dhe Kina, tregojnë pak shenja mbështetjeje.

14 December, 2025
Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale.

Mahmood premton se të gjitha forcat policore do të kenë ekipe të specializuara për krime seksuale.

14 December, 2025
‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys

‘Një makth’ – Beteja për Warner Bros po e kthen Hollywoodin përmbys

14 December, 2025
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result