Gjendja e kryeministrit britanik, Boris Johnson po përmirësohet nën kujdesin intensiv, deklaroi Downing Street.
“Kryeministri kaloi një natë të mirë dhe gjendja e tij vazhdon të përmirësohet nën kujdesin intensiv”, theksoi një zëdhënës, duke shtuar se Xhohnson ende merrte oksigjen.
Ai u zhvendos në kujdesin intensiv të hënën, pas pranimit në spital për të kryer disa teste për shkak se shfaqi simptoma të vazhdueshme të koronavirusit.
Më 27 mars, kryeministri raportoi se ishte i infektuar me COVID-19.