Në bashkinë e Kukësit po vijojnë reshjet e borës dhe shiut edhe gjatë ditës së sotme.
Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici deklaroi për ATSH-në se situata sot paraqitet pak më e përmirësuar dhe se të gjitha akset rrugore në njësitë administrative janë mbajtur të hapura.
Sipas Gjicit, në çdo njësi administrative janë ngritur shtabet e emrgjencës për të mbajtur nën monitorim situatën dhe për të bërë të mundur për t’ju përgjigjur çdo nevoje të banorve edhe në zonat më të thella.
Reshjet e borës aktualisht në qytet kanë arritur trashësinë prej 5-7 cm.
“Janë marrë të gjitha masat. Shtabi i Emergjencës Civile të Bashkisë ndodhet në terren. Janë ngritur shtabet e emergjencës edhe në çdo njësi administrative për t’iu përgjigjur çdo nevoje të banorëve edhe në zonat më të thella”, tha Gjici.