Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur kërkimin për konsulentët që do të hartojnë studimet e fizibilitetit për një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore në vend që po mbështetet nga Banka Botërore, atë të gjendjes së urave në vend.
ARRSH njoftoi se është në pritje të shprehjes së interesit nga kompanitë përpara nisjes së projektit me vlerë 51.6 milionë euro. Në total do të jenë dy studime sipas grupeve që janë ndarë urat nga specifikat që ka secila prej tyre.
Në Shqipëri mbi 50 përqind e urave janë në gjendje jo të mirë. Por 30 ura rrezikojnë të shemben.