Gjendja në veri të Kosovës përmes fotografive

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është vrarë të dielën në veri të Kosovës. Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku tre zyrtarë të tjerë janë plagosur. Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për vrasjen. Forca të shumta të rendit tani ndodhen në zonë.

Vihen re nëpër rrugë shumë flamuj të Serbisë, por policia e Kosovës nuk i ka hequr, që tregon tolerancë të madhe edhe në situatë të tensionuar.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në një rrugë afër Banjskës.

Një pikë kontrolli e ngritur nga pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, në rrugën që çon drejt Banjskës.

Oficerë të Policisë së Kosovës duke vëzhguar afër Banjskës.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe policë të Kosovës duke biseduar në një rrugë afër Banjskës.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në një rrugë afër Banjskës.

Automjete të Policisë së Kosovës dhe një autoambulancë në një rrugë afër Banjskës.

Forcat e rendit në Jashevik.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë amerikanë të mbledhur në Jashevik.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në Jashevik.

Dy oficerë të Policisë së Kosovës duke biseduar.

Share This Article