Shtetet e Bashkuara përsëri kanë shënuar rekord të rasteve ditore të koronvirusit me një shifër shqetësuese prej 184.514 personave të konfirmuar si të infektuar brenda 24 orëve.
Kjo shifër është për mbi 30.000 raste më e lartë se numri i të infektuarve që u regjistrua të enjten, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Shtetet e Bashkuara shkoi në mbi 10.7 milionë, ndërsa numri i viktimae në më shumë se 244 mijë. Të dyja këto shifra janë më të larta se në silindo shtet tjetër të botës.
Përpos infektimeve, gjatë 24 orëve të fundit në ShBA u regjistruan edhe 1.431 të vdekur, që është shifra më e lartë në dhjetë ditët e fundit.
Gjatë paraqitjes së parë publike pas humbjes së zgjedhjeve, presidenti në largim, Donald Trump, tha se pret që vaksina e kompanisë “Pfizer” të marrë autorizim për përdorim emergjent shumë shpejt dhe të jetë e qasshme për të gjithë nga prilli i vitit të ardhshëm.
Ai gjithashtu tha se qeveria federale nuk do t’i ofrojë vaksina Nju Jorkut, sepse guvernatori i këtij shteti, sipas tij, nuk beson në vendin nga po vjen kjo vaksinë. Trumpi dhe guvernatori Cuomo janë përplasur disa herë me deklarata gjatë pandemisë.