Gjendje e rëndë me Covid-19 në Irlandën Veriore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kolona të autoambulancave me pacientë janë formuar para disa spitaleve në Irlandën Veriore për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus dhe kapaciteteve të kufizuara të sistemit shëndetësor.

Në një periudhë të caktuar në spitalin “Antrim”, 17 autoambulanca me pacientë ishin duke pritur para departamentit të emergjencës. Mjekët u detyruan që t’i trajtojnë pacientët në parkingjet e veturave.

Ministrja e Parë e këtij shteti që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar iu bashkua thirrjes së udhëheqësve të tjerë politikë që të rishikohet lehtësimi i planifikuar i masave kufizuese për tubimet gjatë periudhës së festave.

Ende nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këto masa, por ministrat pritet që të diskutojnë të enjten pas thirrjes së mjekëve që të mendohet përsëri rreth lehtësimit të masave dhe kërkesës për shtimin e tyre për ta parandaluar përhapjen e virusit.

Gjatë këtij takimi, pritet që ministri i Shëndetësisë, Robin Swann, të propozojë një varg kufizimesh të reja para kolegëve që merren me ekzekutimin e tyre, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Zyrtari më i lartë mjekësor, Dr. Michael McBride, ka paralajmëruar se rajoni tashmë përballet me një ndër periudhat më sfiduese të pandemisë pasi masat e fundit dështuan që ta ulin numrin e infeksioneve.

Share This Article