Gjeneral Brigade, Bilbil Bitri, i ftuar në “Intervistë me Merita Haklaj” ka folur edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 2023”.
Sipas Bitrit pjesëmarrja e saj në këtë stërvitje është historike, për vetë kontributin që Kosova po jep në drejtim të një mjedisi më të sigurt rajonal të përbashkët.
Ai vijoi më tej duke thënë se është i impresionuar nga performanca e trupave të sigurisë së Kosovës në këtë stërvitje.
Gjeneral, lidhur me praninë e forcave në këtë stërvitje, Kosova nuk është anëtare e NATO-s, por është e pranishme në stërvitje. Çfarë simbolike ka kjo, çfarë do të thotë kjo, përveç faktit që në një fazë të mëvonshme, edhe Kosova, vendin e saj në Aleancën Euroatlantike e ka?
Kosova që në ditën e parë të shpalljes së pavarësisë, por edhe më parë, ëndrra e kahershme ka qenë që të jetë pjesë e Evropës. Rrethanat nuk e kanë mundësuar akoma që ajo të jetë pjesë e iniciativës së partneritetit për paqen, që është paradhoma e anëtarësimit në NATO, por fakti që ajo është pjesë e kësaj stërvitje, është historike, pasi në kontekstin rajonal Kosova bëhet pjesë e kontributit të përbashkët për një mjedis sigurie rajonal të përbashkët. Por, njëkohësisht është një mundësi për Kosovën që të tregojë aftësinë e saj të ndër vepruar me aleatë dhe partnerë me klubin që nesër ajo do t’i përkasë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë anëtare të NATO-s dhe Kosova tashmë në një farë mënyre i është bashkuar kësaj familjeje përmes ftesës së hapur të bërë nga Shtetet e Bashkuara për të qenë pjesë e kësaj stërvitjeje. Është gjithashtu një kontribut për sigurinë për një mjedis bashkëpunues edhe në fushën ushtarake mes vendeve të rajonit.
Si e shihni aktivitetin e saj, angazhimin e oficerëve të ushtrisë së Kosovës?
Në rastin konkret, jam i impresionuar në maksimum nga performanca me të cilën trupit e sigurisë së Kosovës po bëjnë.