Gjeneral Mullai merr komandën e Forcave Tokësore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjeneral brigade Albert Mullai mori sot detyrën e komandantit të Forcës Tokësore, duke zëvendësuar gjeneralmajor Nazmi Cahani, i cili e mbajti këtë post për më shumë se 3 vjet.

Gjate ceremonise, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se vlerësimi i profesionistëve dhe njerëzve të përkushtuar është motoja e punës në Forcat e Armatosura.

“Puna e palodhur, përkushtimi, profesionalizmi gjithmonë do të shpërblehen. Kjo është motoja e punës sonë, është motoja e punës sime është objektivi i punës sime është objektivi që ne i kemi vënë vetes dhe është standardi i panegociueshëm që ne do të zbatojmë në të gjitha strukturat e FA. Por puna dhe zhvillimi më tej i FT nuk ka përfunduar dhe kemi shumë sfida të tjera përpara. Dua t’i shpreh dhe dua ta siguroj gjeneral Mullain se në Ministrinë së Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm do të keni gjithë mbështetjen e duhur për të realizuar qëllimin tonë të përbashkët, përmbushjen e misionit që i është ngarkuar Forcës Tokësore dhe Forcave të Armatosura në përgjithësi.”, tha Ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Gjeneralmajor Nazmi Cahani dorëzoi detyrën duke falënderuar gjitha bashkëpunëtorët e tij gjatë 3 viteve në krye të Forcës Tokësore, ndërkohë që komandanti i ri i kësaj force gjeneral brigade Albert Mullai falënderoi ministren Xhaçka për besimin dhe siguroi se fokusi i punës së tij do të jenë stërvitja dhe kujdesi për kushtet e punës, për gjithë efektivët e Forcës Tokësore dhe familjet e tyre.

Gjeneralmajor Nazmi Cahani do të vijojë të shërbejë në Forcat tona të Armatosura, si përfaqësuesi ushtarak në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.
Pak më muaj më parë, nën monitorimin e NATO u certifikua Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, pjesë e Forcës Tokësore, ndërkohë që  në qindra stërvitje kombëtare e ndërkombëtare efektivët e kësaj force nuk kanë qenë numra në formacione, por kanë sjellë në vendin e tyre trofe e vlerësimet më të mira nga vendet anëtare të NATO-s.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply