Gjenerali Abrams: Aktiviteti i Phenianit nuk përputhet me një denuklearizim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktivitetet ushtarake të Koresë së Veriut nuk përputhen me denuklearizimin nga SHBA-ja për të hequr sanksionet kundër Phenianit, njoftoi sot në Uashington komandanti i forcave amerikane në Korenë e Jugut, Robert Abrams.

“Pavarësisht një reduktimi të tensioneve përgjatë një zone të demilitarizuar (mes dy Koreve) dhe ndërprerjes së provokimeve strategjike, nuk ka pasur gati aspak ndryshim në kapacitetet ushtarake të Koresë së Veriut”, njoftoi gjenerali, Abrams para një komisioni të Kongresit amerikan.

“Kapacitetet e saj vazhdojnë të përbëjnë një rrezik për SHBA-në, Korenë e Jugut dhe aleatët tanë në rajon”, shtoi gjenerali amerikan.

“Për këtë arsye, mendoj se është e nevojshme të mbahet një forcë në zonë dhe gati të frenojë Pheninanin ndaj çdo veprimi agresiv”, theksoi ai./Atsh-KosovaPress/

Share This Article