Emërohet Gjenerali që do t’i bëhet ‘barrikadë’ shqiptarëve, për t’i penguar të hyjnë ilegalisht në Angli
Shqiptarët që përpiqen të kalojnë ilegalisht në Angli nëpërmjet kanalit të “La Manshit” do ta kenë shumë më të vështirë, pasi një gjeneral i lartë britanik është emëruar në detyrë për t’i ndalur ata.
Stuart Skeates, është një gjeneral i lartë britanik, që ka shërbyer në Afganistan dhe në luftën e Gjirit.
Por detyra e re e tij është të pengojë shqiptarët të kalojnë në mënyrë të paligjshme kanalin që lidh Francën me Britaninë. Prej muajsh, mijëra shqiptarë u hipin gomomeve për të kaluar në Angli.
Gjenerali Stuart Skeates, i cili gjithashtu ka shërbyer në luftën e Bosnjës, është emëruar si koordinator special për migrimin ilegal të shqiptarëve që përpiqen të kalojnë Kanalin për të arritur në Britani. Skeates më parë kishte rol në trajtimin e trafikimit të qenieve njerëzore.
Sipas The Telegaraf, ai ka punuar më parë si këshilltar i kancelarit të Dukatit të Lancasterit. Gjenerali pritet të punojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar në luftimin e bandave të trafikimit të emigrantëve.
Që nga fillimi i vitit më shumë se 37,000 emigrantë kanë arritur në tokën britanike, ku të paktën 10,000 besohet të jenë nga Ballkani. Numri i shqiptarëve që mbërrinin përtej kanalit u rrit në fillim të verës.
Britania ka nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë për dëbime të shpejta të kriminelëve të huaj në shtetin Ballkanik dhe ka rënë dakord për oficerët e policisë shqiptare që të vendosen në Dover për të ndihmuar në kryerjen e identifikimit dhe kontrolleve për kriminelë ndër emigrantët që arrijnë me gomone.