Gjenerali Clark e viziton edhe Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas vizitës në Kosovë e në Maqedoninë Veriore, gjenerali Wesley Clark ka shkuar edhe në Shqipëri.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi një fotografi në Twitter, ku shihet bashkë në veturë me gjeneralin Clark, shkruan Gazeta Express.

“Është shumë mirë ta fillosh ditën duke biseduar me heroin, Gjeneralin Clark, burrin që ishte në krye të operacionit të NATO-s për ta çliruar Kosovën”, shkroi në postim kryetari i kryeqytetit shqiptar.

Ndryshe, gjenerali Clark qëndroi ditë më parë në Kosovë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit.

Gjatë vizitës, ai tha se është i lumtur që u kthye përsëri në Kosovë dhe se është i kënaqur që po sheh përparim dhe demokraci.

Share This Article