Gjenerali Votel kundër idesë së Trumpit për tërheqje nga Siria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjenerali amerikan për Lindje të Mesme, Joseph Votel ka thënë se nuk pajtohet me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Siria

Votel ka thënë për kanalin CNN, se militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik jane ende aktivë në Siri dhe se forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara ende nuk janë të gatshme që të përballen të vetme me rrezikun në këtë shtet.

Komandanti amerikan i ka thënë Senatit javën e kaluar se Trump nuk është konsultuar me të, kur ka njoftuar për planet rreth tërheqjes së trupave nga Siria.

Votel është vetëm një nga zyrtarët amerikanë që nuk janë pajtuar me vendimin e Trumpit në politikat rreth Sirisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply