Gjenevë-Cyrih për 17 minuta, zbulohet plani për ndërtimin e tuneleve dhe trenit që lëviz nën alpe me shpejtësi prej 1.200 kilometra në orë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një kompani start-up nga Zvicra ka zbuluar planet për ndërtimin e një tuneli nëntokësor për tren, i cili do të mund të transportonte pasagjerë me një shpejtësi prej 1.200 kilometrave në orë – derisa udhëtojnë nën alpet e bukura të këtij vendi.

Kompania e njohur Swisspod ka premtuar se mund të realizojë projektin që transporton pasagjerët por edhe mallra nga Gjeneva në Cyrih për vetëm 17 minuta – apo sikur nga New Yorku për në Washington DC për vetëm 30 minuta, transmeton Telegrafi.

Swisspod planifikon që këtë projekt ta prezantoj dhe në katër ose pesë vitet e ardhshme ta bëjë realitet. Kështu të paktën pretendon Denis Tudor, drejtor ekzekutiv dhe njëherit themelues i kompanisë.

Tudor më herët pati njoftuar se ky tren do të duhej të lëvizte me shpejtësi prej 1.200 kilometra në orë. Një sistem të ngjashëm e kishte propozuar shumë vite më parë inxhinieri amerikan Robert Goddard – i cili në vitin 1910 ishte i bindur se një gjë e tillë mund të arrihet.

E në vitin 2013 ishte miliarderi amerikan Elon Musk, themelues i kompanisë Space X që shfaqi interesim për një tren dhe tunel të tillë që do të lëviz nën tokë dhe do të arrij në destinacion për pak minuta.

Share This Article