Instituti i Shëndetit Publik në Gjermani ka njoftuar se janë konfirmuar 1948 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus gjatë natës së kaluar, ndërsa kanë vdekur nëntë persona.
Tash, shifra e përgjithshme e personave të vdekur ka shkuar në 55, ndërsa numri i njerëzve të infektuar në 18 mijë e 610, shkruan “The Guardian”.
Gjermania është njëra ndër shtetet me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid-19 në Evropë, por e ka një ndër shkallët më të ulëta të vdekjeve, sidomos në krahasim me Italinë dhe Spanjën.
Qeveria gjermane ka marrë masa të gjera për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, duke i mbyllur kufijtë me shumë shtete. Ajo poashtu i ka ndarë 550 miliardë euro për ta përkrahur ekonominë dhe bizneset.
Numri i viktimave dhe të të infektuarve është rritur në masë të konsiderueshme edhe në Iran. Atje, 129 persona kanë vdekur dhe 1 mijë e 28 janë infektuar gjatë 24 orëve të fundit.