Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani në 24 orët e fundit është rritur në 4.252 duke çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 2.509.445.
Sipas të dhënave të Institutit Robert Koch numri i vdekjeve të raportuara në 24 orët e fundit është 255. Që nga fillimi i pandemisë ky numër është rritur në 72.189.