Në Gjermani janë regjistruar 399 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Shifra totale e të vdekurve, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive ka arritur në 56.945.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.192 raste të reja pozitive me koronavirus, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 2.216.363.
Në Rusi ndërkohë janë regjistruar 485 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët, dhe 18.359 raste pozitive.