Gjermani, 4 milionë qytetarë në punë me kohë të reduktuar

 619 total views,  1 views today

Rreth 4 milionë qytetarë në Gjermani janë regjistruar në skemën e shtetit për punë me kohë të reduktuar, për shkak të ngadalësimit ekonomik nga pandemia e koronavirusit.

Numri bazohet në një studim të kryer nga fondacioni “Hans Boeckler”, që monitoron botën e punës në Gjermani dhe ka lidhje të ngushtë me sindikatat e vendit.

Nga rreth 7 600 punonjës të anketuar mes 3-14 prillit, 14% thanë se janë në punë me kohë të reduktuar, që arrin në 4 milionë kur merret parasysh e gjithë forca e punës në Gjermani.

Agjencia Federale e Punësimit njoftoi se një në tre firma në Gjermani kanë të drejtë të kërkojnë pagat në bazë të skemës qeveritare.