Gjermani, 66 të vdekur dhe 4700 raste të reja të koronavirusit për 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti për sëmundje infektive “Robert Koch” ka njoftuar se 66 persona kanë vdekur dhe 4751 janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 455 persona, ndërsa shifra e të infektuarve në 57 mijë e 298 njerëz, duke e bërë Gjermaninë një ndër shtetet me numrin më të madh të rasteve në Evropë.

Numri më i madh i të infektuarve deri më tani është shënuar në shtetin jugor të Bavarisë me gati 14 mijë raste. Në këtë pjesë është shfaqur edhe rasti i parë në Gjermani, shkruan “Reuters”.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, Gjermania po dallohet me përqindje të ulët të vdekjeve, gjë që i ka habitur ekspertët shëndetësorë.

Shteti ka marrë masa të gjera kundër virusit, përfshirë mbylljen e kufijve, ndalimin e fluturimeve dhe ofrimin e pakos ndihmëse financiare për bizneset.

Share This Article