Gjermani, arrin në 432 numri i viktimave nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania regjistroi 73 viktima të reja nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në 432 numrin e përgjithshëm të viktimave, njoftuan autoritetet shëndetësore të vendit.

Faqja e internetit me qendër në Berlin, “Coronavirus-Monitor”, që përpilon të dhënat e përditësuara nga autoritetet lokale të shëndetësisë, raportoi 5 201 raste të reja, me të cilat numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 56 572.

Deri tani janë shëruar më shumë se 9 200 pacientë të infektuar.

Gjermania është vendi i tretë në Europë me numrin më të madh të të infektuarve, por numri i viktimave në këtë shtet është më i ulët se në dy vendet më të goditura, Itali dhe Spanjë.

Share This Article