Gjermani, çmimi i karburanteve në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Kostoja e benzinës dhe naftës në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë historik, deklaroi shoqata gjermane e automobilave ADAC.

”Një ditë më parë, benzina kushtonte 1,712 euro (1,93 dollarë) bazuar në një mesatare ditore kombëtare duke thyer rekordin e mëparshëm prej 1,709 eurosh më 13 shtator 2012”, raportoi ADAC.

Çmimet u rritën edhe për naftën duke arritur në kuotën e 1,640 euro për litër.

Vlera e naftës Brent të Detit të Veriut ka kaluar së fundmi 90 dollarë për fuçi, niveli më i lartë i viteve të fundit.

Tendenca nxitet si nga faktorë ekonomikë ashtu edhe nga gjeopolitikë, teksa oferta është e pakët dhe kërkesa është e lartë.

Ndërkohë, tensionet politike në kufirin ruso-ukrainas po rrisin rrezikun për rritjen e çmimit të naftës bruto.

Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë.

Rritja e çmimeve të karburanteve pason uljet historike të regjistruara në vitin 2020, kur pandemia Covid-19 goditi ekonominë botërore për herë të parë.

Share This Article