ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 7 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermani: Në Mars pritet ligji i ri emigracionit

albnews by albnews
21 January, 2023
in Bota
0
Gjermani: Në Mars pritet ligji i ri emigracionit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sipas ministrit federal të Punës, projektligji i ri për emigrimin e fuqisë punëtore do të jetë gati në Mars. Ndër të tjera, ai parashikon rritjen e kontingjentit të migracionit me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania ka një problem të madh me mungesën e fuqisë punëtore. Dhe këtë e tha sërish të premten në Bundestag ministri gjerman i Punës dhe  Çështjeve Sociale Hubertus Heil, gjatë promovimit të strategjisë së re për daljen nga kriza e fuqisë punëtore.

RelatedPosts

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

“Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i prosperitetit,” tha Hubertus Heil (SPD) të premten (20.01.2023) në Bundestag. “Nëse nuk i heqim tani pengesat, deri në vitin 2035 do të na mungojnë shtatë milionë punëtorë të kualifikuar.”

Strategjia e re qeverisë, e cila iu kalua për shqyrtim komisioneve përkatëse në Bundestag, parashikon shfrytëzimin e potencialit të fuqisë punëtore brenda vendit, duke rritur ofertat e trajnimeve profesionale për të rinjtë që lënë shkollën, përmirësuar kushtet e punës për nënat me fëmijë, apo duke rritur shanset për punësimin e refugjatëve apo azilkërkuesve të refuzuar.

Por sipas Heil shfrytëzimi i potencialit të brendshëm nuk mjafton për ta zgjidhur problemin: pa migracion, nuk dalim dot nga kjo krizë, tha ministri. Ai njoftoi se qeveria do të parashtrojë qysh në mars një projektligj të ri për migracionin.

Karta e shanseve  bazuar në një sistem pikësh

Deutsche Welle e ka një draft paraprak të këtij projektligji, që synon lehtësimin e mërgimit të fuqisë punëtore nga vendet e treta. Risia kryesore e këtij projektligji është e ashtuquajtura “kartë shansesh”, që do të thotë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Viza jepet në bazë të një sistemi pikësh, që mund të mblidhen, bazuar në katër kritere:  njohja e gjuhës, përvoja profesionale, mosha dhe lidhja me Gjermaninë.

Kështu për shembull, sipas draftit aktual, gjashtë pikë mjaftojnë për të marrë një vizë njëvjeçare për të kërkuar punë në Gjermani. Katër pikë i merr nëse ke një kualifikim profesional, tri pikë nëse ke së paku tre vjet përvojë pune, tre pikë për njohuri të mira të gjermanishtes.

Për njohuri të mjaftueshme të gjuhës merren dy pikë, dy pikë jepen edhe për moshat nën 35 vjeçare ose për ata që kanë vetëm dy vjet përvojë pune.

Një pikë e merr për lidhjen me Gjermaninë, pra, nëse më parë ke banuar në mënyrë të rregullt për së  paku gjashtë muaj në Gjermani.

Rritet kontingjenti i imigrantëve sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor

Një tjetër element i projektligjit të ri është rritja e kontingjentit të punëtorëve që vijnë me rregulloren e Ballkanit Perëndimor. Sipas draftit që ka DW është parashikuar, që ky kontingjent të dyfishohet, nga 25 000 që është aktualisht në maksimumi 50 mijë në vit. Heil tha (20.012023) në Bundestag se ka plane që kjo rregullore të zgjerohet edhe për vende të tjera.

Herbert Brücker, profesor në Universitetin Humboldt të Berlinit, e përshëndet si ngritjen e kontingjentit ashtu edhe zgjerimin e modelit me vende të tjera. Instituti i tij merret me hulumtime në fushën e mërgimit dhe  është marrë në mënyrë të hollësishme me migrantët që vijnë në bazë të Rregullores së Ballkanit Perëndimor (BP). Në një intervistë me DW shqip, ai tha se kjo rregullore ka rezultuar shumë e suksesshme. “Shkalla  e punësimit është shumë e lartë, dhe vetëm 2 për qind e imigrantëve të ardhur me këtë rregullore marrin ndihma sociale”. Pra, është një model i sigurt që ka një impakt pozitiv jo vetëm për ekonominë, por edhe për shtetin social. Edhe pagat e punëtorëve të ardhur me Rregulloren e Ballkanit Perëndimor, janë po aq të larta sa pagat fillestare të vendasve, dhe madje pak më të larta se ato të punëtorëve që vijnë nga vendet tjera të BE-së, i tha Brücker DW.

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor: Migracion pa kualifikim

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ekziston që nga viti 2015 dhe u mundëson shtetasve të gjashtë vendeve të BP (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës, pavarësisht nga kualifikimi që kanë. Parakusht për të marrë vizën e punës është një kontratë pune e rregullt në Gjermani. Nuk nevojiten as njohuri të veçanta të gjuhës gjermane.

Siç tha për DW një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, deri më 31 dhjetor 2022, në Regjistrin Qendror të të Huajve, (AZR) figuronin rreth 62 000 imigrantë me leje qëndrimi në bazë kësaj rregulloreje. Sipas zëdhënësit, mendohet që numri faktik të jetë më i lartë, sepse evidentimi statistikor i imigrantëve nga Rregullorja e Ballkanit Perëndimor ka filluar të bëhet që nga viti 2020.

Rregullorja e BP: Kontingjenti i vizave është shteruar

Rregullorja e Ballkanit Perëndimor është në fuqi deri në fund të vitit 2023, por në draftin e ri të ligjit të migracionit është parashikuar që ajo të bëhet pa afat. Si rritja e kontingjentit ashtu edhe heqja e afatit janë dy masa që përputhen jo vetëm me nevojën e tregut gjerman për fuqi punëtore, por edhe me dëshirën e shtetasve të këtyre vendeve për të emigruar në Gjermani.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, konsullatat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë në vitin 2022, 25 000 viza sipas kësaj rregulloreje, duke shteruar kështu kontingjentin e përcaktuar nga ligji. Numri i kërkesave për vizë sipas rregullores së Ballkanit Perëndimor është shumë më i lartë, i tha DW një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.

Aktualisht 2 milionë vende pune të pazëna

Sipas projektligjit të ri të migracionit, përllogaritet që në bazë të këtyre ndryshimeve në Gjermani të vijnë mesatarisht deri në 65 000 fuqi punëtore të reja në vit.  Për shumë ekspertë kjo nuk  e plotëson aspak nevojën e Gjermanisë  për fuqi punëtore,  Siç del në pah nga një studim i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë që u prezantua në mes të janarit në Berlin, Gjermania që tani ka 2 milionë vende pune të pazëna. Nga kjo mungesë punëtorësh ekonomia më e madhe e Evropës ka 100 miliardë euro më pak të ardhura kombëtare në vit. Situata përkeqësohet nga viti në vit:

Harta e popullsisë në Gjermani në vitin 2020

Nga njëra anë për shkak të hartës demografike të vendit: Në 15 vjetët e ardhshëm një e treta e të punësuarve aktualë do të dalin në pension. Por edhe për shkak të ndryshimeve strukturore të shkaktuara nga digjitalizimi, si dhe ndryshimeve për shkak të pandemisë së Koronës dhe luftës në Ukrainë.

Ekspertët përllogarisin se Gjermanisë i duhen 400 000 imigrantë të kualifikuar në vit. Prandaj edhe shumë syresh ndër ta edhe Herbert Brücker propozojnë që rregullorja aq e suksesshme e  Ballkanit Perëndimor të zgjerohet për të gjitha vendet dhe të mos ketë fare kufizime në kontingjent./DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result