Gjermani: Olaf Scholz humb votëbesimin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bundestagu gjerman i hoqi besimin Kancelarit Olaf Scholz. Në votimin e mbajtur pas mocionit të votëbesimit, vetëm 207 deputetë votuan pro, 394 kundër dhe 116 abstenuan. Me këtë rezultat, Scholz nuk mundi ta siguronte shumicën e nevojshme prej 367 votash. 

Më parë, kancelari socialdemokrat Olaf Scholz, kishte parashtruar në Bundestag një mocion votëbesimi, me synim që të hapte rrugë për zgjedhjet e reja. Zgjedhjet e reja janë një hap i nevojshëm për të tejkaluar bllokimin politik aktual, argumentoi Scholz. 

Scholz theksoi rëndësinë e një qeverie të qëndrueshme dhe të bashkuar për të adresuar këto çështje, duke shtuar: Gjermania ka nevojë për vendime të guximshme, dhe këto mund të merren vetëm me mbështetjen e plotë të qytetarëve tanë për një drejtim të ri politik.

Scholz pranoi se koalicioni tripartiak i qendrës së majtë, i përbërë nga SPD, Të Gjelbrit dhe FDP, kishte qenë sfidues që në fillim.

“Ruajtja e këtij koalicioni kërkonte shumë energji, ndërsa përfundimi i tij ishte po aq i vështirë,” tha Scholz. Ai kritikoi ish-ministrin e Financave, Christian Lindner (FDP), për bllokimin e reformave thelbësore në ekonomi dhe infrastrukturë.

Kancelari aktual, i cili kandidon sërish në zgjedhjet e shkurtit, premtoi të përqendrohet te reformat e ushtrisë, përmirësimi i infrastrukturës dhe fuqizimi i ekonomisë gjermane. Ai gjithashtu mbrojti një politikë më të hapur integrimi, duke theksuar rëndësinë e fuqisë punëtore të huaj për ekonominë: Kush jeton, punon dhe flet gjermanisht, duhet të ketë mundësinë të qëndrojë këtu, tha Scholz./DW

Share This Article