Gjermani, policia ndërhyn ndaj protestës kundër COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia arrestoi disa nga qindra persona të mbledhur pa leje në sheshin Rosa-Luxemburg, me arsyetimin se nuk kanë zbatuar rregullin e distancës sociale

Berlin

Policia në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, ndërhyri ndaj një grupi i cili kërkonte të protestojë kundër masave të marra në vend për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia arrestoi disa nga qindra persona të mbledhur pa leje në sheshin Rosa-Luxemburg, me arsyetimin se nuk kanë zbatuar rregullin e distancës sociale.

Ndërsa në anën tjetër bëhet e ditur se protestë është mbajtur edhe në qytetin Giessen lidhur me kufizimet për COVID-19.

Në protestën ku morën pjesë rreth 50 persona u hapën pankartat me mbishkrimin “Forconi shëndetësinë, në vend që të dobësoni të drejtat themelore. Mbroni kundër njerëzve jo viruseve”.

Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka miratuar zhvillimin e protestave me një numër të kufizuar me kushtin për vendosjen e maskave dhe zbatimin e rregullit për distancën sociale në kuadër të luftës kundër COVID-19.

Share This Article