Gjermania ka regjistruar tri raste të reja të gripit afrikan të derrave (ASF) në rajonin lindor Brandenburg, ka njoftuar ministria e Agro-Kulturës e Gjermanisë, raporton agjencia Reuters. Rastet janë konfirmuar te derrat e egër në rajonin e Brandenburgut.
Me këto raste numri total i regjistruar ka arritur në 94, që kur u regjistrua rasti i parë më 10 shtator.
Të gjitha ishin kafshë të egra, e jo derra të fermave.
Kina dhe blerët tjerë të mishit të derrit në Azi kanë ndaluar importin e mishit të derrit nga Gjermania në shtator kur u konfirmua rasti i parë.