Gjermani, rekord i rasteve të reja të koronavirusit për të dytën ditë radhazi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania e ka shënuar shifrën më të lartë të personave të infektuar me koronavirus për të dytën ditë me radhë me 7.334 raste të reja në 24 orët e kaluara. Të enjten u shënuan 6.294 raste apo mbi 1.000 më pak se sot.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 24 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 9.734, shkruan The Guardian.

Rekordi i zi erdhi pas takimit të kancelares Angela Merkel me kryeministrat rajonalë të 16 republikave, ku u arrit marrëveshje për rregulla të reja.

Sipas rregullave të reja, qytetet dhe rajonet ku shkalla e infeksionit është duke u rritur shpejt duhet të vendosin kufizim të veprimtarisë nga ora 23 për baret dhe restorantet.

Gjermania është një ndër shtetet evropiane me më së shumti persona të infektuar me virusin e ri, por ka dukshëm më pak viktima se vendet që ndodhen në krye të listës si Britania e Madhe, Spanja, Italia dhe Franca.

Share This Article