Gjermani, rekord rastesh me Covid-19, 2034 për 24 orë

albnews
By
1 Min Read

 Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani ka kaluar pragun prej 2 000 gjatë 24 orëve të fundit, një nivel që nuk ishte arritur që prej fundit të prillit, theksuan sot autoritetet. 

Instituti shëndetësor RKI ka regjistruar 2 034 raste të reja duke e çuar numrin total që prej fillimit të pandemisë në 232 082 raste me COVID-19, me shtatë të vdekur të tjerë duke e çuar bilancin total në 9 267 të vdekur.

Share This Article