Gjermani, të paktën 58 viktima dhe dhjetëra të zhdukur nga moti i keq

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Autoritetet gjermane vlerësojnë të paktën 58 viktima nga përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga moti i keq që ka goditur Gjermaninë.

Ministria e Brendshme e rajonit të Nordrhein-Westfalen raportoi katër trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin në këtë rajon në “të paktën 30 të vdekur”, ndërsa rajoni fqinj i Rheinland-Pfalz vlerëson të ketë edhe nëntë të vdekur, përveç 19 të listuarve tashmë.

Policia e Këlnit ka njoftuar për 20 të vdekur në zonën në jug të qytetit Westfalian, në Euskirchen.

Gjithashtu, ka edhe dhjetëra persona të zhdukur.

Gjermania Perëndimore u godit nga reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

“Shumë nga personat e zhdukur u gjetën në çatitë e shtëpive që u përfshinë nga lumi i tërbuar në komunën e Schuld në Rhineland-Palatinate”, tha një zëdhënës i policisë së Këlnit.

“Ne ende nuk kemi një pamje të qartë se sa viktima ka dhe po kërkojmë me helikopterë për persona të zhdukur”, deklaroi Armin Laschet, kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, një nga vendet më të prekur nga pasojat e motit të keq në Gjermani.

Share This Article