Gjermani, vaksina kundër koronavirusit, gati në fillim të vitit 2021

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qendra gjermane për Kontrollin e Sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), pret që një ose më shumë vaksina antiCOVID-19 të jenë në dispozicion deri në fillim të vitit 2021, njoftoi sot institucioni.

“Me sa dimë tani, ne po presim që BE të miratojë një ose më shumë vaksina COVID-19 në fillim të vitit 2021 dhe dozat e para të prodhimit pastaj mund të tregtohen dhe shpërndahen”, shkroi RKI në buletinin e saj të fundit epidemiologjik.

“Sidoqoftë, nuk do të ketë doza të mjaftueshme në dispozicion që të gjithë ta marrin vaksinën menjëherë”, shtoi RKI.

RKI këshilloi Komisionin e Vaksinimit që të krijojë mekanizma për t’u dhënë përparësi personave dhe të sigurohet që rezervat e disponueshme të përdoren në mënyrën më të mirë të mundshme.

Share This Article