Gjermani, vaksinimi për koronavirus pritet të nisë para fundit të vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

Ministria e Shëndetësisë planifikon të krijojë 60 qendra të posaçme vaksinimi, për të siguruar që vaksinat mund të ruhen në temperaturën e duhur, dhe u ka kërkuar 16 landeve federale të vendit që t’i japin adresat për to deri më 10 nëntor, raporton Bild, pa cituar burimet e tij.

Në një video-konferencë këtë javë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i cili edhe vetë është diagnostikuar me koronavirus të mërkurën, ka thënë se kompania BioNTech e Gjermanisë është afër miratimit të vaksinës së saj.

I pyetur se kur i pret vaksinat e para, Spahn ka thënë “Kjo mund të ndodhë para fundit të vitit”, citon Bild pjesëmarrësit në video-konferencë.

BioNTech po zhvillon vaksinën në partneritet me kompaninë amerikane Pfizer Inc.

Muajin e kaluar, Gjermania ka ndarë 745 milionë dollarë financim për firmat bioteknologjike, BioNTech dhe CureVac, për të shpejtuar punën në vaksinat kundër koronavirusit dhe për të zgjeruar kapacitetin e prodhimit gjerman.

Share This Article