Gjermania ka vendosur të shtrëngojë masat kundër përhapjes së koronavirusit, duke vënë masa të reja para Vitit të Ri.
Me qëllim që të frenojë përhapjen e mëtejshme virusit, ky vend ka vendosur masa që përfshijnë kufizimin e kontakteve dhe ndalimin e tubimeve masive, veçanërisht në ngjarjet sportive, ndërkaq do të ketë edhe mbyllje të klubeve të natës.
Siç bëri të ditur kancelari gjerman, Olaf Scholz, në mesin e masave do të jetë edhe kufizimi i tubimeve private të personave të vaksinuar, tubime këto të cilat nuk duhet të kalojnë shifrën prej 10 individësh.
“Kjo nuk është koha për festa masive të Vitit të Ri. Koronavirusi nuk ka pushim gjatë Krishtlindjeve. Ne nuk mund dhe nuk duhet të mbyllim sytë para valës së radhës”, tha Scholz, duke shtuar se është çështje javësh kur variant Omicron do të jetë dominues në Gjermani.
“Koronavirusi nuk ka pushim gjatë Krishtlindjeve”, tha ai duke shtuar se është çështje javësh përpara se varianti Omicron i koronavirusit, të bëhet variant dominues në Gjermani. “Omicron do të ketë një rritje të fortë të numrit të personave të infektuar, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë”.
Kancelari gjerman ka njoftuar se takimi i radhës për të vendosur për hapat e mëtejshëm, do të mbahet më 7 janar.