Autoritetet drejtuese të Gjermanisë po përpiqen t’i ndalojnë udhëtarët britanikë nga Bashkimi Evropian (BE), për shkak të përhapjes së lartë të variantin Delta të coronavirusit.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e konsideron Britaninë si një “vend rreziku”, pavarësisht fushatës së vaksinimit, raport “The Times”.
Planet do të diskutohen nga zyrtarë të lartë evropianë dhe kombëtarë në komitetin e integruar të BE-së për reagimin ndaj krizave.
Kundёrshtime pritet tё vijnё nga Greqia, Spanja, Qiproja, Malta dhe Portugalia.
Kancelarja gjermane do të takohet me kryeministrin britanik Boris Johnson në Checkers, javën e ardhshme.
Ndërkohë, Britania ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të shpallë planet për të lejuar njerëzit e vaksinuar plotësisht të udhëtojnë pa kufizime, përveçse në ato shtete me rrezikun më të lartë të COVID-19.

