Gjermania dhe Britania e Madhe bien dakord për bashkëpunim të zgjeruar të mbrojtjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe homologu i tij britanik, John Healey nënshkruan në Berlin një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin e zgjeruar të mbrojtjes, shkruan “ATSH”.

“Jami sigurt se ne do të rifreskojmë dhe intensifikojmë marrëdhëniet tona gjermano-britanike. Ne duam t’i vendosim marrëdhëniet tona në një bazë të re dhe kjo është arsyeja e nënshkrimit të kësaj deklarate”,- tha Pistorius.

Sipas tij, në dokument përfshihet forcimi i industrisë së mbrojtjes në të dy vendet dhe bashkëpunim më i ngushtë në zhvillimin, prodhimin dhe prokurimin e armëve dhe municioneve, si dhe të njëjtat standarde për sistemet e armëve dhe municionet.

“Deklarata përbën një hap të madh ndërsa ne krijojmë një marrëdhënie të re, më të thellë të mbrojtjes mes dy vendeve. Kulturat tona ushtarake janë të ngjashme. Ne luftojmë së bashku, stërvitemi së bashku dhe argëtohemi së bashku”,- deklaroi ministri britanik.

Share This Article