Gjermania dhe Holanda njoftuan sot pezullimin e dëbimeve të emigrantëve afganë në vendet e tyre të origjinës për shkak të luftimeve atje mes talebanëve dhe forcave pro qeveritare.
Së bashku me qeveritë belge, daneze, greke dhe austriake, Gjermania dhe Holanda i kërkuan Komisionit Evropian javën e kaluar që të ruajë mundësinë e dëbimit të emigrantëve afganë, pavarësisht thirrjes nga Kabuli për t’i ndaluar ato.
Në Berlin, Ministria e Brendshme më në fund zgjodhi pezullimin “për shkak të evolucionit të situatës së sigurisë” në vend”, tha zëdhënësi i saj, Steve Alter, në Tëitter.
“Situata në Afganistan ka të ngjarë të ndryshojë dhe ngjarjet për periudhën e ardhshme janë aq të pasigurta, saqë kam vendosur të vendos një moratorium mbi vendimet për dëbimet dhe largimet”, tha nga ana e saj sekretarja e Shtetit holandez për Drejtësinë dhe Sigurinë, Ankie Broekers-Knol.
Që nga viti 2016, rreth 1 000 afganë, të cilëve u është refuzuan kërkesa për azil, janë kthyer në vendin e tyre nga autoritetet gjermane, veçanërisht gjatë viteve 2018 dhe 2019./

