ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves 9 hours ago
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën 9 hours ago
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin 9 hours ago
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan 10 hours ago
Ndiqni shifrat e fundit të migracionit në Mbretërinë e Bashkuar – duke përfshirë azilin, vizat dhe anijet e vogla 14 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gjermania dhe Izraeli do të prezantojnë në OKB rezolutë kundër mohimit të Holokaustit

albnews by albnews
20 January, 2022
in Bota
0
Gjermania dhe Izraeli do të prezantojnë në OKB rezolutë kundër mohimit të Holokaustit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

80 vjet pas Konferencës së Wannsees Gjermania dhe Izraeli do të prezantojnë në OKB rezolutë kundër mohimit të Holokaustit. Iniciativa u mor nga ambasadorja gjermane në Izrael dhe kolegu i saj izraelit në Berlin.

Me rastin e 80-vjetorit të Konferencës së Wannsee-së, Gjermania dhe Izraeli denoncuan mohimin dhe banalizimin e Holokaustit.

RelatedPosts

Macron mbërrin në Pekin, nesër takimi me Xi Jinping, do të kërkojë forcim të raportit me BE

Bëri kërdinë me alkool, rakuni i dehur gjendet pa ndjenja në tualetin e dyqanit

Dhunë në Francë, tifozët e Nice godasin lojtarët pas humbjes me Lorient

Në një artikull të botuar në gazetat “Tagesspiegel” dhe në të përditshmen izraelite “Maariv”, ambasadorja gjermane në Izrael, Susanne Wasum-Rainer dhe ambasadori izraelit në Gjermani, Jeremy Issacharoff, denoncuan se faktet e Holokaustit ende mohohen. Për më tepër, relativizohet karakteri i jashtëzakonshëm historik i Holokaustit. Kjo nuk është e përhapur vetëm në mesin e radikalëve politikë, por një fenomen social, ndërkombëtar.

Për këtë arsye, Gjermania dhe Izraeli do të paraqesin në Kombet e Bashkuara një rezolutë kundër mohimit të Holokaustit.

“Kjo rezolutë ka për qëllim të jetë një shenjë shprese dhe frymëzimi për të gjitha shtetet dhe shoqëritë që mbrojnë diversitetin dhe tolerancën, përpiqen për pajtim dhe kuptojnë se kujtimi i Holokaustit është thelbësor për të parandaluar që krime të tilla të përsëriten,” shkruajnë Wasum- Rainer dhe Issacharoff.

Thirrje për një përkufizim të unifikuar të antisemitizmit

Mohimi i Holokaustit nuk është vetëm një sulm ndaj viktimave të gjenocidit dhe pasardhësve të tyre, ndaj hebrenjve anembanë botës dhe ndaj shtetit të Izraelit – por edhe “mbi kushtin bazë të shoqërive paqësore dhe bashkëjetesës paqësore në mbarë botën”.

Si masa kundër mohimit të Holokaustit, ata propozojnë një përkufizim të unifikuar të antisemitizmit dhe investime në arsim dhe ndërgjegjësim. Gjithashtu, duhet të parandalohet relativizimi i Holokaustit në rrjetet sociale.

Qendra Yad Vashem
Qendra Yad Vashem

Përgjegjësi e Ministrisë së Jashtme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock pranon se Ministria e Jashtme Federale është pjesërisht fajtore për Holokaustin. “Ne nuk do ta harrojmë  kurrë atë që u bëri Gjermania  atyre”, thotë ajo, sipas një deklarate nga Ministria e Jashtme. “Faj për vuajtjet e tyre kanë edhe zyrtarët e Ministrisë së Jashtme që e vunë veten në shërbim të krimeve dhe gjenocidit të regjimit nazist”.

Kushdo që mban përgjegjësi në shërbimin civil, para së gjithash duhet të jetë i përkushtuar ndaj ligjit dhe njerëzimit. Prandaj një pjesë integrale e trajnimit në Ministrinë e Jashtme gjermane është trajtimi në mënyrë kritike i nacionalsocializmit. Punonjësit në mbarë botën sensibilizohen për të dalluar antisemitizmin dhe tani e tutje kjo do t’u kujtohet në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit më 27 janar.

I ngarkuari i qeverisë federale për antisemitizmin, Klein, kërkoi që ata që po shkollohen si mësues të vizitojnë Shtëpinë e Konferencës në Wannsee ose memorialet e kampeve të përqendrimit. Mësuesit kanë një përgjegjësi të veçantë në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve në shkolla. Klein u tha gazetave të grupit mediatik Funke se edhe 77 vjet pas Holokaustit, Gjermania nuk e ka kapërcyer antisemitizmin.

Më 20 janar 1942, zyrtarët nazistë diskutuan shfarosjen dhe vrasjen sistematike të deri njëmbëdhjetë milionë hebrenjve në Evropë në një vilë në buzë liqenit Großer Wannsee në Berlin. Konferenca e Wannsee-së konsiderohet një ngjarje kryesore e Holokaustit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

​Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Osmani priti në takim ambasadorin britanik Hargreaves

3 December, 2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

3 December, 2025
“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

“Dua ta shoh nivelin e tij”, Allegri flet për Jasharin

3 December, 2025
Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

Në kongres, Trump i kërkojnë më shumë angazhim në Ballkan

3 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result