Gjermania do të bëjë nxjerrjen shëtitje të qenve, të detyrueshme me ligj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania ka prezantuar një projektligj të ri, sipas të cilit ata persona që mbajnë qen, janë të detyruar t’i nxjerrin jashtë të paktën dy herë në ditë.

Projektligji parashikon që qentë duhet të qëndrojnë për të paktën 1 orë jashtë dhe nuk mund të lihen vetëm gjithë ditën në shtëpi apo të mbahen lidhur me zinxhirë për kohë të gjatë.

Nisma mbështetet nga ministrja e Bujqësisë, Julia Klöckner dhe nëse miratohet do të hyjë në fuqi në vitin 2021.

“Qentë nuk janë lodra pelushi. Kanë nevojat e tyre që duhen marrë në konsideratë”, u shpreh ministrja gjatë prezantimit të këtij ligji.

Share This Article