Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe ambasadori gjerman, Christian Heldt, kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e një prone të paluajtshme në Prishtinë për Ambasadën Gjermane. Këtu, në vitet e ardhshme do të ndërtohet objekti i ri i ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.
Pas ceremonisë së nënshkrimit të kontratës Ambasadori Heldt tha se Ambasada Gjername në Prishtinë nënkupton një hap veçanërisht domethënës për raportet bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë.
“I gëzohem këtij hapi të parë të rëndësishëm për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës Gjermane dhe falënderoj Kryetarin e Komunës dhe Kuvendin Komunal të qytetit të Prishtinës si dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme. Ndërtimi i objektit të ri të Ambasadës Gjermane në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë është një hap i ri veçanërisht domethënës në raportet tona bilaterale” ka thënë Ambasadori Held.
“Objekti i ri do të jetë një vend për takime dhe shkëmbime të hapura, të cilin edhe nga aspekti mjedisor dëshirojmë ta ndërtojmë në përputhje me standardet më të larta. Objekti i ri i ambasadës duhet të jetë shembull për urbanizëm miqësor dhe të gjelbër”, shtoi Ambasadori.
“Ndërtimi i objekti të ri të Ambasadës Gjermane do të planifikohet dhe përfundohet gjatë viteve të ardhshme sipas standardeve më të larta gjermane dhe evropiane. Ne i gëzohemi kësaj qendre të re domethënëse për raportet e mira ndërmjet shteteve dhe shoqërive tona”, kanë njoftuar Ambasada.