Gjermania do t’ua ndalojë hyrjen udhëtarëve nga vendet e goditura me variantin e ri të Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania pritet që t’ua ndalojë hyrjen udhëtarëve nga Britania e Madhe, Portugalia, Brazili dhe Afrika e Jugut nga frika e shpërndarjes së varianteve të reja të koronavirusit.

Ministria e Punëve të Brendshme në Gjermani ka paralajmëruar se vendimi do të merret me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve të vendit.

Ndërkaq, Belgjika ua ka ndaluar shtetasve të saj pushimet jashtë vendit deri në muajin mars, me qëllim që të parandalohet përhapja e madhe e koronavirusit.

Shtetet e tjera të Bashkimit Evropian kanë refuzuar masat e ashpra, siç janë ndalimi i udhëtimit dhe hyrjeve.

Ministria e Brendshme gjermane ka njoftuar se do t’i çojë përpara planet e saja edhe nëse shtetet e tjera të BE-së nuk pajtohen me këto masa.

Transporti i mallrave dhe pajisjeve mjekësore nuk do të preken nga masat që do të diskutohen së shpejti nga Qeveria gjermane.

Share This Article