Parlamenti federal gjerman (Bundestag) do të votojë më 16 dhjetor për një votëbesim ndaj kancelarit Olaf Scholz, Partia Social Demokrate e kancelarit dhe konservatorët, forca kryesore e opozitës në Gjermani.
Scholz, koalicioni qeverisës i të cilit u rrëzua një javë më parë, “do të paraqesë një kërkesë me shkrim për votëbesimin më 11 dhjetor” dhe deputetët do të votojnë të hënën, më 16 dhjetor, tha Rolf Mützenich, kreu i grupit parlamentar të SPD dhe kreu i CDU-së konservatore.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani pritet të mbahen mbahen më 23 shkurt. Për këtë kanë rënë dakord grupi parlamentar i SPD dhe CDU/CSU, u bë të ditur të martën nga burime parlamentare të partive.
Kancelari Olaf Scholz (SPD) kishte propozuar fillimisht, pas prishjes së koalicionit tripartiak, një datë të re zgjedhjesh jo më vonë se fundi i marsit, ndërsa kreu i CDU-së Friedrich Merz donte që zgjedhjet të mbaheshin në janar.