Gjermania ka marrë të parën fitore në një ndeshje zyrtare me Italinë dhe e ka bërë diçka të tillë me rezultatin e thellë 5-2. Festivalin e golave e hapi Kimmich dhe në fundin e pjesës së parë një penallti u kthye në gol nga Gundogan.
Siç bën zakonisht Gjermania, nuk u ndal dhe në pjesën e dytë shënoi edhe tre herë të tjera në portën e Donnarumma. Muller dhe më pas Werner me dygolësh ndëshkuan kampionët e Europës, që golin e nderit e shënuan me Gnonto. Në shtesa realizoi edhe Bastoni.
Hungaria ka turpëruar Anglinë, pasi e mundi me rezultatin 4-0. Sallai realizoi dy gola në portën e “tre Luanëve”, ndërsa Nagy të tretin. Vulën turpit të Anglisë ia vuri Gazdag, me një tjetër gol një minuta para fundit të kohës së rregullt.
Holanda ka marrë fitoren e tretë, pasi mposhti Uellsin me rezultatin 3-2 dhe kryeson me 10 pikë, me tre pikë më shumë se Belgjika. Lang dhe Gakpo shënuan që në fillim për holandezët, kurse në shtesë Bale barazoi me penallti. Depay më pas bëri heroin për “Tulipanët” me golin e fitores.
Belgjika ndërkohë iu fal një goli të shpejtë të Batshuayi, në minutën 16-të, për të munduar Poloninë në transfertë.
Gjermani-Itali 5-2
Kimmich 10’, Gundogan 45+4’ (pen), Muller 51’, Werner 68’, 69’ / Gnonto 78’, Bastoni 90+3’
Angli-Hungari 0-4
Sallai 16’, 70’, Nagy 80’, Gazdag 89’
Holandë-Uells 3-2
Lang 17’, Gakpo 23’, Depay 90+4’ / Johnson 26’, Bale 90+2’ (pen)
Poloni-Belgjikë 0-1
Batshuayi 16’