Gjermania e ndalon me ligj djegien e flamujve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kuvendi i Gjermanisë e ka miratuar ligjin me të cilin djegia e flamujve të shteteve të huaja është shkelje e dënueshme. Sipas ligjit të ri, ata që e bëjnë këtë vepër mund të dënohen me tri vjet burgim.

Ky ligj u soll për miratim nga deputetët pasi protestuesit i dogjën flamujt e Izraelit në rrugët e Berlinit. “Në Gjermani, flamuri izraelit nuk lejohet të digjet”, tha Johannes Fechner, zëdhënës për politika ligjore i Partisë Socialdemokrate.

Ministrja e drejtësisë, Christine Lambrecht, tha se djegia e flamujve në hapësira publike nuk ka të bëjë asgjë me protestat paqësore. Sipas saj, qëllimi i këtyre gjesteve është që të nxiten urrejtja, zemërimi dhe agresioni, shkruan “DË”, transmeton Gazeta Express.

Para miratimit të këtij ligji, kodi penal i Gjermanisë ofronte mbrojtje për simbolet e republikës federale dhe të shteteve të tjera me kushte të caktuara. Për shembull, për ta mbrojtur flamurin e një shteti, Gjermania duhej të kishte marrëdhënie diplomatike me të.

Me ligjin e ri synohet mbyllja e këtij boshllëku dhe ofrimi i mbrojtjes edhe për flamurin e Bashkimit Evropian, që është djegur gjatë protestave të euroskeptikëve dhe përkrahësve të së djathtës ekstreme.

Partia e vetme që votoi kundër këtij ligji ishte partia e së djathtës ekstreme, AfD (“Alternativa për Gjermaninë”). Sipas tyre, ky ligj është në kundërshtim me lirinë e të shprehurit dhe kreativitetit artistik.

Share This Article