Gjermania e njeh urinë e ukrainasve si gjenocid të shkaktuar nga Bashkimit Sovjetik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Parlamenti gjerman ka miratuar një rezolutë që e njeh si gjenocid “Holodomorin” e viteve 1930 të Ukrainës.

Uria besohej se kishte vrarë më shumë se tre milionë ukrainas nën sundimin e liderit sovjetik Josef Stalin, raporton skynews.

Pas një debati ku mori pjesë ambasadori i Ukrainës në Gjermani, rezoluta u miratua me mbështetjen e dhomës së ulët të Berlinit.

Ai thotë se “vdekjet masive nga uria nuk ishin rezultat i korrjeve të dështuara; udhëheqja politike e Bashkimit Sovjetik nën Josef Stalin ishte përgjegjëse për to”.

“Nga këndvështrimi i sotëm, një klasifikim historik dhe politik si gjenocid është i qartë”. thotë ai.

Ndryshe, ukrainasit shënuan 90-vjetorin e fillimit të urisë vetëm disa ditë më parë. /

Share This Article