Gjermania evitoi një sulm ndaj sinagogës në Hagen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zyrtarët gjermanë thanë të enjten se një sulm i mundshëm terrorist islamik mbi një sinagogë në qytetin perëndimor të Hagen u shmang pasi u njoftuan autoritetet.

“Ne morëm një njoftim shumë specifik dhe serioz se një sulm mbi sinagogën mund të ndodhte gjatë festivalit Yom Kippur. Një referencë iu bë një situate kërcënimi të motivuar nga islamistët”, tha ministri i brendshëm gjerman, Herbert Reul.

“Në terma konkretë: kishte një vend, kohë dhe autor të caktuar”, tha ai, raporton cnn.

Reul tha se një 16-vjeçar sirian ishte në mesin e katër të arrestuarve në lidhje me kërcënimin në festën hebraike të Yom Kippur.

Në vitin 2009, një person i armatosur në qytetin lindor gjerman të Halle vrau dy persona dhe plagosi disa të tjerë, në një sulm të dyshuar antisemitik në ditën më të shenjtë të kalendarit hebre. 

Share This Article