Gjermania i jep goditjen e parë Rusisë pasi futi tanket në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë më parë, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dekretoi njohjen e pavarësisë së krahinave lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk, ndërsa menjëherë më pas futi tanket në këto territore.


Ndërkohë, ka ardhur edhe goditja e parë për Rusinë. Berlini do të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit Nord Stream 2, që do të sillte gazin rus në Gjermani.


Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se qeveria e tij po e merrte një masë të tillë në kundërpërgjigje të veprimeve ruse ne Ukrainë.
“Ky është një hap i nevojshëm administrativ, që do të pamundësoje funksionimin e Nord Stream 2”, tha kancelari. Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por projekti kërkonte certifikimin nga autoritetet gjermane pare se të niste furnizimi me gaz.


Nord Stream 2 ka qenë burim përplasjesh me Uashingtonin, i cili kundërshtonte rritjen e varësisë europiane nga gazi rus. Por deri më tani, Gjermania kishte refuzuar të përdorte kartën e gazsjellësit për ti bërë presion Moskës, pasi gati gjysma e nevojave të saj energjetike plotësohen pikërisht nga Rusia.
Udhëheqësi ukrainas Volodimir Zelenski bëri thirrje për pezullimin e menjëhershëm të projektit pas vendimit të presidentit rus për të njohur pavarësinë e Donbas.

Share This Article