Gjermania i revanshohet Maqedonisë së Veriut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania ka shfaqur potencialin në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Në ndeshjen e parë, të luajtur në Gjermani, Maqedonia e Veriut kishte shënuar fitore me rezultatin  2:1.

Por befasi tjetër nuk u shkaktua. Të hënën mbrëma në Shkup, gjermanët ishin dominantë dhe fituan 4:0, në kuadër të grupit J të kualifikimeve për Botërorin e futbollit “Katari 2022”.

Sfida u vendos në pjesën e dytë. Kai Havertz realizoi për 1:0 në minutën e 50-të, pas asistimit të Thomas Muellerit. Mueller në minutën e 70-të pasoi prë Timo Werner që realizoi për 2:0. I njëjti lojtar tre minuta më vonë shënoi gol të bukur me goditje mjeshtërore për 3:0.

Goditjen përfundimtare Maqedonisë së Veriut ia dha Jamal Musiala që realizoi për 4:0 në minutën e 83-të.

Gjermania udhëheq në grupin J me 21 pikë. Me fitoren e së hënës siguroi biletën për në Katar.

Rumania është e dyta me 13 pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e treta me 12 pikë, sa i ka edhe Armenia. Gara për pozitën e dytë mbetet e hapur.

Rumania fitoi 1:0 ndaj Armenisë, ndërsa Islanda “shkeli” Lihtenshtajnin duke e mposhtur 4:0.

Share This Article