Gjermania kërkon nga Rusia lirimin e shpejtë të protestuesve paqësorë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania i ka bërë thirrje Rusisë të lirojë protestuesit, të arrestuar gjatë një mitingu në mbështetje të kandidatëve të pavarur dhe të opozitës në Moskë.
Ministria e Jashtme gjermane ka thënë se “arrestimet nuk janë në përputhje me natyrën paqësore të protestave të drejtuara kundër përjashtimit të kandidatëve” për zgjedhjet e Asamblesë së qytetit të Moskës.

MPJ gjermane deklaroi se Rusia po shkel detyrimet e saj ndërkombëtare për të respektuar protestat paqësore dhe lirinë e fjalës.

Në deklaratë thuhet se Gjermania pret lirimin e shpejtë të të gjithë protestuesve paqësorë, përfshirë kandidatët e pavarur që plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore në zgjedhjet e Moskës.

Ministria e Brendshme ruse njoftoi dje se kishte arrestuar 600 persona që morën pjesë në ‘një tubim të paligjshëm’ në Moskë.

Share This Article